“Motive Shqiptare”, krijimi i Brandit Shqiptar

“Motive Shqiptare”, projekt që ka për qëllim krijimin e një brandi shqiptar mbi veshje dhe aksesorë. Ky projekt, synon promovimin e trashëgimise kulturore dhe pasurimin me qasje inovatore përmes fuqisë së kreativitetit. Nëpërmjet krijimit të bashkëpunimit mes studentëve të Akademisë së Arteve dhe zejtarëve në Shqipëri, Nxitja e Biznesit Social sjell së bashku krijuesit dhe prodhuesit, për të realizuar inovacionin e produkteve artizanale. Ky projekt, krahas promovimit të vlerave të çmuara artizanale shqiptare, synon rimodelimin e produkteve artizanale në produkte cilësore të standartizuara drejt një tregu europian, duke shndërruar kreativitetin në nocion  real të tregëtisë dhe krijimit të një biznesi të suksesshem social. Ky projekt, mbështet studentët duke synuar futjen e tyre në forcën aktive për punë dhe siguron punësim të qëndrueshëm për zejtarët në Shqipëri.

Bota akademike do të jetë katalizatori i inovacioneve në koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve, duke kërkuar stimuj dhe konotacione të përtërira me bazë folkloristike.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!