• Më 27 Maj 2021 u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Nxitjes së  Biznesit Social Sh. A dhe Bashkisë Vau Dejës ! Me dëshirën për të mbështetur , zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona . Memorandumi ka në fokus implementimin e politikave sociale të Qeverisë shqiptare me qëllim mbështetjen e grupeve të marxhinalizuara që hasin vështirësi për të hyrë në tregun e punës.
      Agjensia ka si qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social nëpërmjet mbështetjes dhe promovimit të biznesit social, në nivel kombëtar. Misioni i Nxitjes së Biznesit Social është adresimi dhe zgjidhja e problemeve sociale e mjedisore nëpërmjet mbështetjes dhe promovimit të biznesit social dhe mikrofinancimit, si dhe krijimit të mundësive për të ardhura të qëndrueshme për shtresat në nevojë në Republikën e Shqipërisë. Institucionalisht jemi të fokusuar në gjetjen e rrugëve dhe mjeteve për nxitjen e punësimit të të gjitha kategorive të përjashtuara nga integrimi në tregun e punës. Përtej qasjes së mësipërme Agjensia ka një fokus kryesor edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, ndaj zejtarët dhe artizanët janë një nga target grupet që ka në fokus! Ky memorandum do të krijojë mundësi konkrete bashëpunimi me qëllim nxitjen e punësimit të të rinjëve dhe grave si dhe ofrimin e formimit profesional në fushën e Artizanatit, Trashëgimisë Kulturore, Turistike, Zhvillimin rural-bujqësor, Zhvillimin rajonal, Agroturizmin etj
    • Memorandum me Bashkinë e Tiranës – KALENDARI I PANAIREVE ARTIZANALE- (kjo marrëveshje synon krijimin e një partneriteti afatgjate midis NBS dhe Bashkisë Tiranë, për vendosjen e një kalendari panairesh artizanale me qëllimin fuqizimin e artizanëve dhe krijimin e stabilitetit ekonomik dhe social .
    • Memorandum me shkollat e mesme dhe qendrat e formimit profesional publike dhe privat në Shqipëri. Kjo marrëveshje, krijon një partneritet midis dy institucioneve, në të cilin synohet krijimi i një rrjeti ndërmjet sipërmarrësve dhe shkollave profesionale për të përshtatur arsimin profesional me nevojat e tregut.
    • Memorandum me Bashkinë e Tiranës – KALENDARI I PANAIREVE ARTIZANALE- (kjo marrëveshje synon krijimin e një partneriteti afatgjate midis NBS dhe Bashkisë Tiranë, për vendosjen e një kalendari panairesh artizanale me qëllimin fuqizimin e artizanëve dhe krijimin e stabilitetit ekonomik dhe social.
    • Memorandum me shkollat e mesme dhe qëndrat e formimit profesional publike dhe privat në Shqipëri. Kjo marrëveshje, krijon një partneritet midis dy institucioneve, në të cilin synohet krijimi i një rrjeti ndërmjet sipërmarrësve dhe shkollave profesionale për të përshtatur arsimin profesional me nevojat e tregut.
    • Memorandum me Tid Tirana. Kjo marrëveshje kosiston në krijimin e një partneriteti afatgjatë midis NBS dhe Tid Tirana, Pazar i Ri, për krijimin e Qëndrës së re Artizanale në Tiranë, me qëllim vendosjen e një kalendari panairesh artizanale mujore për fuqizimin e artizanëve dhe krijimin e stabilitetit ekonomik dhe social.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!