Biznesi Social, mënyra më e re e inkuadrimit të ekzistencës sonë që na ofron mundësinë për të riprojektuar jetët tona, edhe mënyrën se si ne permirësojmë planetin në të cilin jetojmë.

Koncepti i Biznesit Social është një ndër konceptet më inovative dhe të rëndësishme në ditet tona, i cili ndikon në sferën e luftes kunder varferisë dhe në përmirësimin e jetës së përditshme . Ndryshe nga biznesi tradicional , biznesi social vepron në dobi të trajtimit të nevojave sociale që u mundësojnë shoqërive të funksionojnë në mënyrë më efikase. Është biznesi që adreson një problem social dhe mjedisor, ku fitimi i realizuar nuk shpërndahet, por riinvestohet në permirësimin e veprimtarisë brenda biznesit ose në biznese të tjera sociale duke zgjeruar impaktin social.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!