Rreth Nesh

Agjencia “Nxitja e Biznesit Social sh.a” është një shoqëri aksionere me kapital shtetëror, e krijuar me ligj Nr 10376, datë 10.02.2011. Kjo shoqëri ushtron veprimtarinë në perputhje me dispozitat e këtij ligji, me statutin e saj të miratuar me VKM nr 391 datë 01.06.2011 dhe aktet e tjera nënligjore. Nxitja e Biznesit Social synon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, nëpërmjet mbështetjes dhe promovimit të biznesit social.

Misioni , vizioni dhe vlerat e NBS

Misioni i NBS

Adresimi dhe zgjidhja e problemeve sociale e mjedisore nëpërmjet mbështetjes dhe promovimit të biznesit social dhe mikrofinancimit, si dhe krijimit të mundësive për të ardhura të qëndrueshme për shtresat në nevojë në Republiken e Shqiperisë.

NBS krijon partneritete me sektorë të ndryshem publike, private, sociale për të arritur dhe përmbushur maksimalisht misionin e saj.

Kjo shoqëri realizon veprimtarinë e saj në mbështetjen e parimeve të mëposhtme :

  • Objektivi i Biznesit nuk është maksimizimi i fitimit, por adresimi i një problemi social dhe mjedisor.
  • Biznesi social karakterizohet nga qëndrueshmëria financiare dhe ekonomike.
  • Investitoret nuk marrin dividend, por vetëm shumën e tyre të investimit në biznesin social.
  • Fitimet e siguruara nga biznesi, mbeten për zgjerimin e veprimtarise brenda këtij biznesi ose në biznese të tjera sociale.
  • Biznesi social është i ndjeshem ndaj çështjeve mjedisore.

Veprimtaria e NBS, mbështetet në politikat e Bashkimit Europian mbi nevojën e zhvillimit dhe të fuqizimit të sipërmarrjes sociale si element bazë që garanton përfshirjen sociale.

Vizioni

  • Ne synojmë të ndërtojmë të ardhmen e shtresave në nevojë mbi themelet e biznesit social.
  • Ne synojmë krijimin, zhvillimin dhe zgjerimin e sipërmarrjeve sociale për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe inovative.
  • Ne synojmë ndërmarrjen e iniciativave të qëndrueshme, për t’u krijuar mundësi punësimi grupeve të margjinalizuara duke i shkëputur nga hendeku i varfërisë.
  • Ne synojmë të krijojmë strategji inkurajuese për të rinjtë për biznesin social dhe sipërmarrjen sociale.
  • Ne synojmë të fuqizojmë brezin e ri të sipërmarrësve të bizneseve sociale.
  • Ne synojmë të jemi gjithmonë në një proces drejt risive dhe inovacioneve të reja, për të përmbushur misionin e agjensisë.

Vlerat të cilat na udheheqin

  • Respekti dhe Dinjiteti i Njeriut . Ne ofrojmë mundësi dhe sherbime që fuqizojnë individet për të përmirësuar jeten e tyre dhe për t’u integruar në shoqëri me dinjitet.
  • Transparenca, Integriteti dhe Sjellja Etike – Ne i bazojmë veprimet tona në një grup parimesh të qëndrueshme.
  • Inovacioni – nënkupton “Kreativitetin” duke siguruar profesionalizëm, pasion dhe mjaftueshmëri vetjake në çdo gjë që ne bejmë.
  • Barazia dhe Drejtësia – ne e vlerësojmë barazinë e qasjes dhe mundësive për të gjithë.
  • Bashkëpunimi – ne vlerësojmë bashkëpunimin, duke punuar dhe krijuar partneritete, duke kërkuar kuptimin e nevojave te shoqërisë, ndërveprimin dhe duke u fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!