Agjensia është një shoqëri aksionere me kapital shtetëror, e krijuar me ligj Nr 10376 , datë 10.02.2011. Ajo synon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social nëpërmjet mbështetjes dhe promovimit të biznesit social, në nivel kombëtar.
NBS ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë një forcë pioniere, pozitive që kontribuon në transformimin e shoqërisë shqiptare, veçanrisht në grupet e margjinalizuara.
Me kalimin e viteve, suksesi i Nxitjes se Biznesit Social është rritur. Implementimi dhe zbatimi i politikave dhe programeve aktive të mbështetjes për individët dhe grupet në nevojë u ka dhënë zgjdhje të qëndrueshme problematikës së tyre, duke i nxjerrë përfundimisht nga hendeku i varfërisë dhe duke i integruar në shoqëri.
Ajo që ne kemi bërë është përdorimi i mënyrave, strategjive të ndryshme për të thithur dhe mbështetur risinë sociale.
Risia sociale fillon me një ide – me fuqinë për të ndryshuar gjithçka. Kreativiteti, çelësi i zgjidhjes së sfidave ekonomike, mjedisore dhe sociale të shtresave në nevojë.
Inovacioni shoqëror është rezultat i proceseve sociale jashtëzakonisht komplekse. NBS nuk ka receta, por ka një ekip të përkushtuar, metoda, shumë ekspertizë, përvojë dhe energji për të krijuar korniza që mund të çojnë në zgjidhje inovative.