Riciklo me artizanët, Pazari i Ri

Riciklo me artizanët, Pazari i Ri

Redukto , Ripërdor dhe Riciklo

Bëhu pjesë e iniciativës tonë … ne mund të ndryshojmë të shkuarën dhe të jemi pjesë e së ardhmes ekologjike. Jepi jetë shendetit dhe mjedisit ku jeton.

Kreativiteti çelsi i zgjidhjes së kësaj sfide ekologjike

Ishin sot kryefjala e aktivitetit në Pazarin e Ri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës 22 Prill 2018. Bashkia Tiranë, TID Tirana dhe Nxitja e Biznesit Social organizuan aktivitetin ‘’ Të riciklojmë së bashku’’ në tregun e Pazarit të Ri me qëllim sensibilizimin dhe edukimin e qytetarëve mbi proçesin e riciklimit dhe mbajtjen pastër të mjedisit ku jetojmë, riciklimin e qeseve plastike në produkte funksionale, si dhe në përcjelljen e teknikave kreative nga artizanët tek brezi i ri. Artizania e NBS, Teuta mjeshtre në riciklimin jo vetëm të qeseve por edhe të produkteve të ndryshme nëpërmjet grepit dhe duarve të arta të saj prodhon çanta shumë të bukura me bazë plastike. Krahas promovimit dhe ekspozimit të produkteve të mrekullueshme, ajo përcolli më së miri në nxënsit e shkollës së mesme Ismail Qemali teknikat kreative artizanale duke nxitur dhe përmirësuar aftësitë krijuese të brezit të ri, në shtyllat e së ardhmes tonë . I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetari i Bashkisë Abaz Hado i cili përgëzoi dhe vlerësoi këtë iniciativë e cila do të shërbente si model në të gjithë zonat e Tiranës por jo vetëm.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!