Promovimi i Bizneseve Kreative ne ruajtjen e Trashegimise Kulturore

Më datë 20-21 Gusht 2021 u zhvillua aktiviteti promovues i bizneseve kreative, sipërmarrjeve inovative, start up-eve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Shkodra, Kruja, Tirana, Mirëdita, Fushë Arrëzi, Lezha, etj promovuan dhe ekspozuan motive të Trashëgimisë Kulturore të përpunuara në punime artistike në Shëtitoren e Shëngjinit.

Ky aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkisë Lezhë.

Drejtoresha e Nxitjes së Biznesit Social Znj.Ulpiana Hysaj shoqëroi stafin e Bashkisë së Lezhës në stendat e pjesëmarrësve, të cilët vlerësuan dhe përgëzuan produktet e ndryshme që mbartinin e përcillnin histori, art, kreativitet, inovacion.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!