Promovimi i Bizneseve Kreative me Impakt Social në ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Më datë 15-17 Korrik u zhvillua panairi i bizneseve kreative me biznese të zonës së Vlorës, Krujës, Pogradecit, Korçës, Shkodrës, Tiranës, Fierit dedikuar promovimit dhe mbështetjes së femrës sipërmarrëse, promovimit të produkteve vendase “ Made in Albania” dhe mbështetjen e prodhueseve lokale.

Ky aktivitet u zhvillua me iniciativën e Drejtoreshës së Nxitjes së Biznesit Social Z. Ulpiana Hysaj dhe me mbeshtetjen e Tid Vlorës dhe Bashkisë Vlorë.

Znj. Veizi Nënkryetare e Bashkisë Vlorë e shoqeruar nga Drejtoresha e Nxitjes së Biznesit Social vizitoi stendat e pjesëmarrësve, përgëzoi dhe vlersoi produktet inovative që mbartin histori, art, kreativitet dhe promovojneë Trashëgiminë Kulturore. Një zonjë shumë energjike e cila na shoqëroi edhe në stendën e fotografive.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!