Projekti “Adresimi në nivel lokal i sfidës së punësimit të të rinjve”

Projekti “Adresimi në nivel lokal i sfidës së punësimit të të rinjve”

Gjatë viti 2014 Agjensia “ Nxitja e Biznesit Social “ në bashkëpunim me Organizata Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe UNDP, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, zbatoi komponentin e fokusuar në formimin profesional dhe punësimin në fushën e artizanatit të 100 të rinjve në Qarkun Shkodër dhe Kukës. Në gjashtë muaj këta u trajnuan nga mjeshtra të artizanatit në 8 zeje. Menjëherë pas përfundimit të trajnimit 55% e të rinjve u punësuan dhe u vetëpunësuan në zejet përkatëse, ndërkohë që të rinjtë e tjerë po asistohen nga Agjencia për t’u integruar në tregun e punës nëpërmjet ngritjes së sipërmarrjeve sociale.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!