Veliaj takon delegacionin e Panairit te Brukselit

Veliaj takon delegacionin e Panairit te Brukselit

Nga data 24 Nëntor deri në 31 Dhjetor, Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i njohur si “Ëinter Ëonder”, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel, ku falë vizitorëve të shumtë nga e gjithë bota, si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi fantastike për promovimin e kulturës, historisë dhe turizmit tonë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti para nisjes delegacionin shqiptar që do të përfaqësojë kryeqytetin dhe traditat e vendit tonë në panairin më të njohur të Europës.

Nxitja e Biznesit Social do të përfaqësojë Shqipërinë me dy stendat e saj të mbushur me produktet artizanale të shumëllojshme , kostume shqiptare nga veriu ne jug të Shqipërisë, gjatë 40 ditëve të këtij eventi mashështor. Artizanët e NBS prodhuan një produkt artizanal të unifikuar, në të cilin do të prezantoheshin të gjitha produktet shqiptare, dhe do të shërbente si giftbox në këtë panair duke shprehur larmishmërine e vlerave shqiptare.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i uroi rrugë të mbarë përfaqësuesve në Panairin e Brukselit dhe i fton të gjithë shqiptarët kudo ku janë, që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti dhe të vizitojnë stendën shqiptare.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!