Panairi i Artizaneve ne Shetitoren e Ulqinit

8 dhe 9 Shtator 2017, Ulqin.

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me OJQ Globus dhe me shoqatën e Kllapave të Malit të Zi, organizuan Festivalin e Kllapave dhe Panairin e Artizanëve në datat 8 dhe 9 Shtator 2017, në shëtitoren e Ulqinit. Nxitja e Biznesit Social ishte pjesëmarrese me një numër prej 40 artizanësh nga Shqipëria, duke promovuar vlerat artizanale shqiptare. Ky aktivitet, kishte si qëllim, jo vetëm promovimin dhe shitjen e produkteve artizanale të cilat rrjedhimisht ndikojnë drejtpërsëdrejti në suportin e artizanëve, por edhe në krijimin e një platforme bashkëpunimi në vazhdimësinë e aktiviteteve.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!