Nxitja e Biznesit Social zhvilloj ekspozitën e Sipërmarrësve Kreativ që ruajnë Trashëgimin Kulturore në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar

Në Kuadër të Javës Europiane të Trashëgimisë Kulturore, “Nxitja e Biznesit Social” Agjensi pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë zhvilloj ekspozitën e Sipërmarrësve Kreativ që ruajnë Trashëgimin Kulturore në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar. Aktiviteti u hap nga Drejtori i Muzeut Historik Kombetar Znj.Dorian Koçi, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse mbi rolin qe ka luajtur Muzeu Historik Kombëtar në promovimin e artizanëve të rinj. Rëndësinë e aktiviteteve të Javës Europiane të Kultures dhe ndërlidhjes së tyre me bizneset kreative.
Ministria e Kulturës Znj.Elva Margariti përgëzoj ekspozitën, duke shprehur rëndësinë që kanë aktivitete të tilla promovuese mbi motivimin e sipërmarrjeve të reja që kanë fokus sektorin e artizanatit. Pershendeti te rinjte pjesemarres edhe iniciativen e tyre per te ngritur sipermarrje kreative. Ajo u shpreh se një nga politikat kryesore të Ministrisë së Kulturës është qasja e brezit të ri ndaj pasurisë shpirtërore materiale duke pasur fokus shtrirjen në të gjithë Shqipërinë dhe përcimit të trashëgimisë kulturore te brezat e rinj.
Më pas Drejtoresha Ekzekutive e” Nxitjes së Biznesit Social” foli mbi rëndësinë e Agjensisë në promovimin e shëmbujve të sipërmarrësve kreative që promovojnë artizanatin dhe shërbejnë si promotor të Turizmit Kulturor. Agjensia e shikon si sektor që siguron zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për të siguruar punësimin e të rinjve, grave të zonave rurale dhe nxitjen e ndërmarrjeve të vogla. Nxitja e Biznesit Social eshte e fokusuar ne politikat mbështetëse që synojnë mbështetjen e këtyre sipërmarrjeve por edhe në motivimin dhe fuqizimin e tyre social ekonomik duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi pozitiv për bizneset startup.
Më pas pjesëmarresit vizituan ekspozitën e Bizneseve Social Kreative.
Ekspozita do vazhdoj të jetë e hapur sot dhe nesër në Hollin Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar……

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!