Më date 15 Korrik 2021 në TID Vlora në Muradie u çel Panairi i parë i Sipermarrjeve Kreative në zonën historike të qytetit të Vlorës

Biznese Kreative me impakt social në ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Zhvillimin Social Ekonomik të qyteteve si Kruja,Pogradeci,Korça,Shkodra,Tirana, Fieri etj pjesëmarrëse në këtë aktivitet promovues.

Aktiviteti synonte  krijimin e sinergjive produktive ndërmjet sipërmarrësve & shkëmbimit të kontakteve & teknikave të krijimit të produkteve.

Rijetezimin e sipërmarrësve të rinj nga çdo qytet.Vendosjen e një kalendari aktivitetesh promovues të sipërmarrjeve kreative me impakt social mjedisor.

Bizneset pjesëmarrëse vijnë më së shumti nga sipërmarrëse femra, NBS duke synuar të ketë qasje në vendosje të ekuilibrit të barazisë gjinore në bizneset sociale tregon mbi rëndësinë social ekonomike të këtij aktiviteti.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!