Më datë 11 Korrik 2021 në Kukës në ceremoninë e finalizimit të projektit “MATH”

Më datë 11 Korrik 2021 në Kukës në ceremoninë e finalizimit të projektit “MATH” Modern Albanian Tradicional Hub ,projekt i financuar nga bashkëpunimi Gjerman në Shqipri, ProSeed

Për të siguruar vazhdimësinë e projektit Znj.Armida Alikaj është duke iniciuar ngritjen e një biznesi social ku përfitues kryesor do të jetë komuniteti i Kukësit. Përgëzime për projektin e realizuar në një format model dhe që trajton në të përveç vazhdimësisë edhe ndërlidhjen e sinergjive të gjithë aktorët që mund të kontribuojnë në përmirësimin dhe zhvillimn social ekonomik të Kukësit dhe Artizanatit në tërësi.

Ngritja e sipërmarrjeve me impakt social dhe mjedisor është një fokus i Agjensisë së Biznesit Social. Ngritja e një qëndre të filaturës për bizneset sociale që punojnë në ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Zhvillimin Social Rural dhe nxitjen e punësimit.

Në këtë projekt personat e trajnuar në qëndrën e Artizanatit të Kukësit u çertifikuan nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë me titujt “Mjeshtër” dhe “Ndihmës Mjeshtër” Institucion i rëndësishëm që ka realizuar modulet e trajnimit të cilat së shpejti do të jenë pjesë e leksioneve të arsimit profesional.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!