Marrëveshjen e Bashkëpunimit me ‘’Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ‘’

Së bashku me date 31 Maj 2021 me Znj. Lediana Beqiraj , nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me ‘’Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ‘’ me qëllim forcimin dhe përmirsimin e shërbimeve në fushën e pronësisë industriale në .

Fokusi i bashkëpunimit është zhvillimi i aktiviteteve të përbashëta si: info-days, seminare, tryeza të rrumbullakta, trajnime të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e start up-eve për rëndësinë që ka mbrojtja dhe regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale.

Me anë të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, të dy institucionet tona kanë për synim identifikimin e mekanizmave dhe modaliteteve të tjera të shpërndarjes së informacionit në lidhje me të drejtat e pronësisë industriale, në mbështetje të biznesit vendas.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!