Magjia e Krishtlindjeve në duart e artizanëve

Magjia e Krishtlindjeve në duart e artizanëve

23 – 25 Dhjetor Sheshi “ Vëllezërit Frashëri “, Tiranë.

Nxitja e Biznesit Social në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në datat 23 /24 / 25 Dhjetor 2017 në sheshin “Vëllezërit Frashëri”, kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Bulevardit “Bajram Curri”, organizoi panairin “Magjia e Krishtlindjeve në duart e artizanëve kreativë”. Ky panair, shërbeu si një platformë e rëndësishme në promovimin e produkteve artizanale shqiptare, me pjesëmarrjen e  zejtarëve nga e gjithë Shqipëria, por jo vetëm. Në këto dite të veçanta festive, artizanët u prezantuan me një dimension të ri. Magjia e festave të fundvitit ishte në duart e artizanëve kreativ, të cilët sollën inovacion në produktet e tyre duke dhuruar krijime unike, gjithëpërfshirëse nga dekori në shtëpi deri tek qeramika elegante. Kjo ishte një mundësi shumë e madhe për artizanët, të cilët sollën risi në produktet e tyre, por edhe për të cilët kishin një orientim për blerjen e dhuratave në këto ditë festive, si edhe për turistët të cilët morën suvenire të ndryshme me motive shqiptare, por të veshur me ngjyrat e festave.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!