Panairi IV i Kreativitetit dhe Zejtarise Shqiptare

Panairi IV i Kreativitetit dhe Zejtarise Shqiptare

9-11 Qershor, Pedonalia e Tiranës.

Nxitja e Biznesit Social, në datat 9/10/11 Qershor, në Pedonalen e Tiranës, organizoi Panairin e Kreativitetit dhe Zejtarisë Shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Nxitja e Biznesit Social, brenda një periudhe 7 mujore, organizon panairin e 4-te të zejtarisë dhe kreativitetit, duke synuar të kthehet në një traditë, me qëllim stabilitetin social ekonomik të artizanëve. Në këtë panair morrën pjesë 80 subjekte nga zona të ndryshme të Shqipërisë, me mbi 300 produkte artizanale. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi, i cili u mirëprit dhe u shoqërua nga En Muçi, Drejtor i NBS. Nënkryetari i Bashkisë, duke vleresuar dhe përgëzuar këtë iniciative në mbështetje të sektorit të artizanatit, theksoi rëndesinë e krijimit të një tradite kalendarike, duke synuar jo vetëm promovimin e trashëgimise kulturore, fuqizimin e pjesëmarrësve në tregun vendas, standarizimin e produkteve artizanale por edhe krijimin e stabilitetit eknomomik dhe social të kësaj kategorie. Vlerë e shtuar e këtij aktiviteti ishte përfshirja e femijëve të Qëndrës me Aftësi të Kufizuar “Pëllumbat”, të cilët promovuan kreativitetin e tyre nëpërmjet ekspozimit të produkteve unike artistike. Gjatë ditës se dytë së këtij aktiviteti, Nxitja e Biznesit Social në bashkëpunim me Liceun Artistik “Jordan Misja” organizuan një performancë të shkurtër muzikore posaçërisht për këta fëmijë. Gjatë netëve të panairit tre ditor, pjesëmarresit dhe vizitorët u shoqëruan me tingujt e muzikës më të mirë të performuar nga këngëtarët e rinj shqiptarë, konkurrentët e “ The Voice”.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!