Festo me artizanet ne Pazarin e Ri

Festo me artizanet ne Pazarin e Ri

6 Dhjetor 2017 – 6 Janar 2018.

Me rastin e festave të fundvitit, TID Tirana në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës edhe Fondin e Zhvillimit Amerikan, kanë organizuar panairin mujor në datat 6 Dhjetor 2017 – 6 Janar 2017. Nxitja e Binzesit Social ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet, duke promovuar vlerat artizanale shqiptare. Duke marë parasysh kohëzgjatjen e këtij eventi, shpërndarjen gjeografike të artizanëve nga veriu në jug të Shqipërisë si dhe pamundësisë financiare për të qëndruar kaq gjatë në Tiranë, agjencia grumbulloi produktet artizanale të ndryshme në disa shtepi druri, si dhe vuri në dispozicion vajza promocioni për të promovuar dhe shitur këto produkte, duke i ardhur në ndihmë kësaj shtrese në nevojë. Kryetari i Bashkise Erion Veliaj, ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Pazarin e Ri. Ai vizitoi gjithë shtëpizat e drurit dhe përgëzoi Nxitjen e Biznesit Social për ndërrmarjen e vazhdueshme të këtyre iniciativave, të cilat i vijnë në ndihmë artizanëve.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!