“ Festo Ditën e Verës me Artizanët Kreativ ” 14 Mars 2018

“ Festo Ditën e Verës me Artizanët Kreativ ” 14 Mars 2018

Liqeni Artificial.

Muzikë, art, produkte artizanale, sport, lojra, ushqim të shëndetshëm ishin kryefjala e 14 Marsit ‘’ Dita e Verës’’ , një datë e shënuar, festë popullore me tradita të veçanta kulturore , në të cilën komuniteti I Tiranës dhe jo vetëm u bë pjesë e organizimeve të mëdha të Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës hartoi një kalendar të pasur veprimtarish në të cilën në bashkëpunim me Nxitjen e Biznesit Social, Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit krijoi një arenë festive në kryeqytet . Parku i Liqenit Artificial ishte një nga destinacionet më të preferuara nga qytetarët me varka dhe kanoe për argëtim, aktivitete sportive, panair, shfaqje në qiell me aeroplan sportiv, shfaqje për fëmijë , parada e bandës së qytetit, parada e karnavaleve etj të cilat i dhanë ngjyra gjallëruese kësaj zone . Artizanët më të njohur të vendit , që mbajnë në jetë traditat shqiptare nëpërmjet krijimeve të tyre janë bashkuar jo vetëm në prezantimin e trashëgimisë sone kulturore por edhe për të sjellë kreativitetin në këtë ditë festive. Ekspozita e këtij panairi me shumëllojshmëri produktesh nga veriu në jug të Shqipërisë tërhoqi vëmëndjen e shumë qytetarëve.
Nxitja e Biznesit Social në bashkëpunim me studentët e Akademisë së Arteve kompozuan “ Qytetin e Artit” i rrethuar me piktura të studentëve, fëmijve të shkollave të ndryshme, artizanëve kreativ . Krahas ekspozimit të pikturave të ndryshme studentët e akademisë realizuan portrete për fëmijë të ndryshëm kalimtarë, pjesëmarrës , face painting , krijuan këndin artistik enkas vetëm për këta fëmijë të cilët të shpalosinin kreativitetin dhe të ekspozonin punimet e tyre krijuese në kët ë ditë festive.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!