Dita e Verës në Pazarin e RI “1 Vjetori”

Dita e Verës në Pazarin e RI “1 Vjetori”

Pazari i RI.

Të festojmë së bashku Ditën e Verës nën atmosferën festive të vitit të parë të Pazarit të Ri. Argëtim, koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, ekspozitë fotografike, produkte artizanale, animacion për fëmijë, face painting, piktura etj ishin ato çfarë ofroi TID Pazari në bashkëpunim me Agjensinë Nxitja e Biznesit Social. Artiaznët ishin pjesë e këtij eventi madhështor, ata u prezantuan me një dimesion të ri, ku krahas produkteve artizanale prezantuan produkte të personalizuara të prodhuara vetëm për këtë ditë duke krijuar këndin e suvenireve në Pazar . Magjia e kreativitetit ishte në duart e artizanëve, të cilët jo vetëm sollën inovacion në produkte duke dhuruar krijime unike, por përcollën teknikat e artizanatit shqiptar tek fëmijët e shoqatës ‘’Betania ‘‘ . Në këtë ditë festive këta fëmijë realizuan një ekspozitë me punime të ndryshme artizanale. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj i cili uroi të gjithë shqiptarëve ditën e verës dhe i ftoi të ishin pjesë e arenës festive në ditëlindjen e parë të Pazarit të Ri.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!