Ustai i qytetit tim, Dhoma Kombetare e Zejtarise

24 Shkurt 2017 / Shkolla Mekanike Bujqësore, Lushnjë.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Punësimit dhe Arsimit Profesional, në datën 24 Shkurt, organizoi aktivitetin “Ustai i qytetit tim“, në Lushnjë, me qëllim promovimin e zgjedhjeve të kryesisë së Dhomës për krijimin dhe funksionimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Nxitja e Biznesit Social ishte pjesëmarrëse në këtë aktivitet me zejtarë nga qytetet i Fierit, Lushnjës, Divjakës dhe Beratit, duke ekspozuar produktet artizanale të zonës së Myzeqesë, si edhe duke suportuar në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj shtrese në nevojë. Pjesëmarrja e artizanëve në këtë aktivitet, theksoi rëndësinë e këtij zanati si edhe u hodhën hapat e para të vazhdimësisë së përcjelljes së këtyre vlerave në këtë zonë.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!