Suporti dhe mbeshtetja ndaj Komunitetit Rom

Suporti dhe mbeshtetja ndaj Komunitetit Rom

6 Maj 2017 në Tiranë.

Nxitja e Biznesit Social, në kuadër të misionit të saj, në datën 6 Maj, suportoi aktivitetin “ Festa e Herdelezit” e organizuar nga Shërbimi Social Shtetëror për komuntetin Rom, në ambjentet e Qëndrës Tranzitore të Emergjencave. NBS, SHISH së bashku me stafin e Qëndres Tranzitore të Emergjencave dhe disa studentë të këtij komuniteti, u kujdesën që në këtë ditë të veçantë, të organizonin një sërë aktivitetesh, duke filluar nga lojrat e ndryshme sportive, ekspozita me piktura nga fëmijët, dokumentar për komunitetin rom, deri në organizimin e një panairi ushqimor  (koktej me pije & ushqime ), në përmbajtje të së cilave pasqyrohej kultura dhe tradita rome. Duke qenë se komuniteti rom dhe egjiptian përbëjnë ndër grupet etnike më të varfra dhe më të margjinalizuara në Shqipëri të cilët përjetojnë varferinë në formën e privimit material dhe përjashtimit social, stafi i NBS gjatë aktivitetit bisedoi nga afër me persona, të cilët qëndrojnë në këtë qendër, duke dëgjuar dhe diskutuar për problematikat, shqetësimet e realitetit dhe sfidat me të cilat ky komunitet përballet çdo ditë.

Nxitja e Biznesit Social synon të kontribojë në ndërmarrjen e iniciativave të qëndrueshme, për të krijuar mundësi ekonomike, sociale dhe mjedisore për këtë shtrese në nevojë si dhe shtimin e këtyre iniciativave për angazhim komunitar, krijimin e një rrjeti bashkëpunimi me organizata, donator në mbështetjen e këtij komuniteti.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!