“Produkte Bujqesore”, zhvillimi i Sektorit

“Produkte Bujqesore”, zhvillimi i Sektorit

Nxitja e Biznesit Social ka në fokus orientimin dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në sektorin e bujqësisë, me qëllim rritjen e nivelit të punësimit në zonat më te varfra në Shqipëri, për t’ju dhënë një mundësi jetese dinjitoze këtyre zonave. Në këtë kuadër, NBS në bashkëpunim me projektin SORI pjesë e GIZ Albania, është duke përfunduar studimin e fizibilitetit për zonat Librazhd, Elbasan dhe Kukës. Faza e dytë e këtij projekti për 2018 është zhvillimi i bizneseve sociale në këto zona.

Shqipëria me kushtet e saj klimatike, pozitën gjeografike si dhe traditën shumëvjeçare në kultivimin e produkteve bujqësore, ka mundësi potenciale për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe nxitjen e bizneseve sociale në zonat me varfëri ekstreme.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!