Panairi i Poçarise ne vigjilje te Pashkeve

Panairi i Poçarise ne vigjilje te Pashkeve

15 – 17 Prill 2017, Korçe.

Si çdo vit, Bashkia e Korçës organizon “Panairin e Poçarisë“ në vigjilje të festës së Pashkës. Nxitja e Biznesit Social ka qënë pjesë e këtij aktiviteti duke u përfaqësuar me një numër prej 20 zejtarësh nga treva të ndryshme të Shqipërisë me zeje të shumëllojshme dhe suvenire të formave dhe llojeve të ndryshme. Në këte aktivitet jane ngritur me dhjetëra stenda, ku janë ekspozuar punime të ndryshme poçarie tezgjahu, aksesorë, qëndisma, kostume popullore etj., në sheshin para Katedrales “Ringjallja e Krishtit” dhe tek Pazari i Korçës. Në kuadër të misionit të saj, Agjencia mundëson implementimin e artizanëve në aktivitete të ndryshme, duke promovuar jo vetëm trashëgiminë kulturore por edhe duke suportuar në zhvillimin ekonomik të kësaj shtrese në nevojë.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!