Panairi II i Zejtarise dhe Kreativitetit Shqiptar

Panairi II i Zejtarise dhe Kreativitetit Shqiptar

31 Mars/ 1 dhe 2 Prill 2017 Pazari i Ri, Tiranë

Nxitja e Biznesit Social, në datat 31 Mars/ 1 dhe 2 Prill 2017, organizoi në Pazarin e Ri “Panairin e II të Zejtarisë dhe Kreativitetit Shqiptar “ në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe UNDP Albania. Në fokusin e këtij aktiviteti qëndronte përtëritja e traditave shqiptare në fushën e artizanatit dhe mbështetja e artizanëve në punësimin dhe në fuqëzimin e ekonomise së tyre familjare. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 56 zejtarë nga veriu në jug të Shqipërisë, të cilët ekspozuan produktet e tyre artizanale duke sjellë traditat shqiptare në sheshin kreativ të Pazarit të Ri. I pranishëm në këtë aktivtet ka qënë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i shoqëruar nga një delegacion i Bankës Botërore, të cilët u mirëpritën dhe u shoqëruan nga En Muçi “Drejtor i NBS”, Julia Sinanaj “Konsulente e AADF“ dhe Gent Lula “Administrator BID Tirana”. Kryetari i Bashkisë, përgëzoi dhe vlerësoi agjencinë e NBS dhe kërkoi që organizimi i këtyre eventeve të ishin më të shpeshta, për të stabilizuar ekonominë e këtyre grupeve të margjinalizuara.

“SUKSESI YNË ËSHTË BAZUAR QË NË FILLIM NGA PARTNERITETI I MIRË-ZGJEDHUR”

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!