Panairi III i Zejtarise dhe Kreativitetit Shqiptar

Panairi III i Zejtarise dhe Kreativitetit Shqiptar

27-29 Prill 2017 / Expocity, Tiranë.

Në datat 27/ 28 /29 Prill, në ambjentet e Expocity, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, organizoi Panairin Kombëtar të Arsimit Profesional, Olimpiada e Aftësive. Agjencia Nxitja e Biznesit Social ka qënë pjesë e këtij panairi, duke u përfaqësuar me një numër prej 45 zejtarësh nga trevat e ndryshme të Shqipërisë dhe studentë të Akademise së Arteve. Ky aktivitet tre ditor, krahas promovimit të shkollave të Arsimit Profesional, krijoi hapësira të reja bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrësve dhe aktorëve të sektorit të biznesit. Në këtë aktivitet, morën pjesë Kryeministri Edi Rama edhe Ministria e Mirëqënies Sociale, Znj. Olta Xhaçka. Ata vizituan stendat e Nxitjes së Biznesit Social, duke vlerësuar produktet artizanale dhe duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së zanatit në gjeneratën e re.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!