Në kuadër të fushatës promovuese në qytetet bregdetare dhe rijetëzimin të bizneseve kreative nga e gjithë Shqipëria

Në kuadër të fushatës promovuese në qytetet bregdetare dhe rijetëzimin të bizneseve kreative nga e gjithë Shqipëria më date 26 Korrik 2021 u zhvillua një vizitë zyrtare në Bashkinē Sarandë. Drejtoresha Ekzekutive e “Nxitjes së Biznesit Social” Znj. Ulpiana Hysaj u takua me Kryetarin e Bashkisē Sarandë Z. Ardian Gurma. Në këtë vizitë zyrtare u diskutua mbi lidhjen e urave të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe vendosjen e një memorandumi bashkëpunimi në vijim të aktiviteteve të përbashkëta promovuese të bizneseve vëndase.Z.Gurma u shpreh mbi gadishmërinë dhe angazhimin e Bashkisë Sarandë në mbështetje të sipërmarrjeve me impakt social dhe mjedisor, sipërmarrëseve femra dhe organizata që prodhojnë produkte mbi kauza sociale. Duke pasur qasje në zhvillimin e zonave rurale dhe promovimin e produkteve hand made dhe bio ekologjike, të cilat do të ndihmojnë edhe në rijetëzimin e prodhuesve vëndas nga gjithë Shqipëria me biznese të Bashkisë Sarandë. Në vijim të këtij takimi dhe diskutimeve mbi bashkëpunimin ndërinstitucional, Bashkia Sarandë do të azhornojë në listën e aktiviteteve promovuese në këtë sezon turistik një aktivitet të përbashkët mbi promovimin e “Bizneseve Kreative” Bizneseve Start Up dhe Organizatave që prodhojnē mbi përgjegjësinë sociale.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!