Mbështetja dhe zhvillimi i tregut për ndërmarrjet sociale

Mbështetja dhe zhvillimi i tregut për ndërmarrjet sociale

16 – 18 Janar 2018, Taipei në Kinë.

Ekosistemi i ndërmarrjeve sociale në Kroaci dhe në 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Nxitja e Biznesit Social, Drejtori Ekzekutiv En Muçi, mori pjesë në vizitën teknike 3 ditore në Taipei të Kinës në “Mbështetjen e zhvillimit të tregut për ndërmarrjet sociale” të organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondit të Bashkëpunimit Teknik të Biznesit, Taiwan. Projekti ka për qëllim, nxitjen e zhvillimit të tregut të ndërmarrjeve sociale në Kroaci dhe në Ballkanin Perëndimor, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira me një ekosistem të zhvilluar dhe funksional për ndërmarrjet sociale, si ajo tajvaneze. Një aspekt i rëndësishëm i këtij projekti ishte kjo vizitë, e cila u mbajt në datat 16-18 Janar 2018. Ajo përfshinte trajnime të ndryshme, vizita në terren, diskutime në grupe, takime me përfaqësues të ndryshëm. Në vitin 2017 është prodhuar një studim mbi Ekosistemet e ndërmarrjeve sociale në Kroaci dhe në Ballkanin Perëndimor nga NESST me ndihmën e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH ) dhe Fondin e Bashkëpunimit Teknik të Biznesit Taiëan. Ky është hulumtimi i parë gjithëpërfshirës i këtij lloji, që mbulon shtatë vende në rajon: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, me qëllim të përcaktimit të mjedisit ligjor dhe politik, aktorëve aktualë, nevojave financiare dhe jo-financiare të mbështetjes sociale si dhe mundësitë e financimit dhe të ndërtimit të kapaciteteve në dispozicion të ndërmarrjeve sociale. Qëllimi i tij kryesor është të informojë aktorët kryesorë në rajon për të arritur forcimin e ndërmarrjeve sociale. Ky studim është mjaft i rëndësishëm për të gjitha vendet studimore, pasi përfundojnë me rekomandimet specifike për vendin dhe pikat e krahasimit rajonal tregojnë për rekomandimet që mund të zbatohen në nivel rajonal për të mirën e të gjitha shtatë ekosistemeve dhe palëve të tyre të interesit.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!