Promovimi dhe tregëtimi i prodhimeve artizanale

Promovimi dhe tregëtimi i prodhimeve artizanale

Nxitja e Biznesit Social, nëpërmjet këtij projekti, synon të krijojë një faqe interneti (e-shop) në nivel kombëtar, e cila do të realizojë ekspozimin, promovimin dhe tregëtimin online të produkteve orgjinale dhe autentike nga e gjithë Shqipëria, duke i bërë të disponueshme në të gjithë botën. Kjo faqe interneti, ofron mundësinë e blerjes dhe porositjes nëpërmjet internetit dhe shpërndarjen në adresat e duhura në cdo cep të botës. Kjo iniciativë, synon të nxisë, jo vetëm zhvillimin e artizanatit por edhe krijimit të një platforme të promovimit dhe tregëtimit të shitjeve online jashtë kufijve të Shqipërisë, përmes evidentimit dhe ruajtjes së vlerave autentike shqiptare. Stafi i NBS, ka shkelur gjeografikisht në gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe zonat e thella malore duke identifikuar dhe evidentuar rreth 260 zejtarë dhe kategorizuar artikujt të ndryshëm që tregëtojnë. Ndër problemet kryesore në sektorin e shitjeve ishte shpërndarja e tyre gjeogafike dhe mundësia e promovimit në kanalet e duhura. Promovimi dhe tregtimi i zejeve shqiptare, ndikon në rritjen e dukshmërisë dhe vlerësimit të sektorit të artizanatit, si dhe në stabilitetin ekonomik dhe social të Zejtarëve.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!