“Lëvizja gjithëpërfshirëse e Biznesit Social në Shqipëri”

“Lëvizja gjithëpërfshirëse e Biznesit Social në Shqipëri”

Me 1 Prill 2012 u nënshkrua marrëveshja midis Nxitjes së Biznesit Social dhe Yonus Social Business Albania . Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta bashkëpunoi ngushtë me Gramen Creative TAB dhe krijoi të gjitha kushtet për formimin e “Shoqërisë “Nxitja e Biznesit Social” dhe me nënshkrimin e kësaj marrëveshje u hodh një hap i rëndësishëm për konkretizimin e projektit “Lëvizja gjithëpërfshirëse e Biznesit Social në Shqipëri”. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me pjesëmarrjen e Ministrit te Punës, z.Spiro Ksera, Drejtoreshës Ekzekutive të Biznesit Social Yunus – znj.Saskia Bruysten Yonus, Drejtoreshës Ekzekutive të Kompanisë “Promovimi i Biznesit Social – znj. Ardita Bonatti. I pranishëm ishte edhe Drejtori i YSB-së për Shqiperine, z.Alexis Raëlinson, si dhe Anetaret e Bordit të Kompanisë “Promovimi i Biznesit Social”.
Projekti u fokusua tek nevojat e anëtarëve me të varfer dhe më të brishtë të shoqërisë shqiptare duke u shkëputur nga hendeku I varfërisë. Gjate zbatimit te ketij projekti u realizun keto aktivtete:

  1. Ngritja dhe funksionimi i inkubatorit pilot të Biznesit Social i cili ofroi asistencë, trajnime dhe ndërtimin e rrjetit për nismat e biznesit social në gjithë Shqipërinë;
  2. Organizimi dhe zhvillimi i Konkursit Kombëtar të Biznesit Social; mbështetja me fond fillestar për testimin e 8 ideve të bizneseve sociale të përzgjedhura në konkurs; Asistencë teknike dhe këshillim për përmirësimin e planeve të bizneseve të gjysëm – finalistëve ofruar nga ekipi i NBS dhe specilaistët e Deutsche Bank ( Gjermani skype call) dhe Bankës Ndërkombëtare Tregëtare ( Shqipëri) të përzgjedhur nga YSBA. Fituesaj e këtij konkursi u shpall Qëndra Multidimensionale për të rinjtë me aftësi të kufizuar “ Ejona “ e vila u mbështet financiarisht dhe me ekspertizë teknike në vazhdimësi nga ekipi YSBA. ‘Ejona’ ishte e para qendër e këtij lloji në Shqipëri e përshtatur sipas nevojave të të rinjve me aftësi të kufizuar me qëllimin kryesor integrimin e tyre në Shqipëri nëpërmjet socializmit dhe punësimit.
  3. Krijimi i partenriteteve me organizata dhe institucione të ndryshme zhvillimore, me universitete.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!