Kartolina më e bukur e vlerave artizanale shqiptare në Panairin e Krishtlindjeve “Winter Wonder” Bruksel

Për pesë javë rresht, Tirana do të prezantohet me pavionin e saj në Panairin e Brukselit, një nga më të mëdhenjtë në Europë dhe që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota. Me ftesë të Bashkisë së Tiranës , Nxitja e Biznesit Social do të jetë pjesë në një nga panairet më të mëdha të dimrit, i quajtur “Winter Wonder ”, që do të mbahet në datat 24 nëntor deri më 31 dhjetor, ku falë vizitorëve të shumtë si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi e mirë për promovimin e Trashegimise Kulturore Shqiptare. Nxitja e Biznesit Social përzgjodhi disa artizanë përfaqësues për të prezantuar produktet autentike shqiptare në këtë event madhështor. Për 40 ditë me radhë u ekspozuan motivet edhe vlerat më të spikatura të trashëgimisë të rijetëzuara në punime artistike në dru ulliri, hekur, tekstile, filigram, qëndisje, qeramikë, pirografi, larmia e kostumeve popullore të trevave shqiptare, aksesorë të punuara me minerale dhe shumëllojshmëri nga shkëmbinjtë e maleve shqiptare, endje të ndryshme në tezgjah, sixhade, të cilat përbëjnë dëshmi të identitetit tonë kombëtar, duke ofruar stilin autentik të jetesës shqiptare. Për promovimin e vlerave të sipërpërmëndura u realizua booklet-i (liber promovues), i cili pati shpërndarje masive në Bruksel dhe shërbeu si guidë e Trashëgimisë Kulurore Shqiptare. Risia me e veçantë e këtij eventi ishte promovimi i video projeksionit për 40 ditë në një Wall Led në Bruksel. Ky Wall Led ishte i pozicionuar tek sheshi i Shqiptarëve “ Sant Katerin”. Video projeksioni pasqyron proçeset e prodhimit artizanal të artizanëve nga gjithë Shqiperia duke përcjellë kolazhin e vlerave artizanale të krahinve të ndryshme shqiptare. Nxitja e Biznesit Social bëri të mundur që nëpërmjet përfaqësimit dinjitoz dhe punës së palodhur të stafit të saj, Tiana u prezantua si kartolina me e bukur e vlerave artizanale shqiptare në këtë treg Europian.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!