“Inkubator Biznesi”, Mentori i ideve

“Inkubator Biznesi”, Mentori i ideve

“Inkubator Biznesi” është një nga projektet më të rëndësishme të Nxitjes së Biznesit Social, duke sjellë së bashku tre universitete në Shqipëri, “Universiteti Mesdhetar”, “Universiteti Polis” dhe “Universiteti Bujqësor i Tiranës“. Ky projekt shërben si laborator për tërheqjen e ideve më të reja të biznesit duke promovuar punësimin e të rinjve. Nëpërmjet këtij projekti, synohet krijimi i një rrjeti të rinjsh inovatore dhe të talentuar që bashkëpunojnë në displina të ndryshme, në gjenerimin dhe zhvillimin e ideve të reja, në konvertimin e tyre në biznese sociale duke krijuar vende pune për gjeneraten e re. Inkubatori ofron astistencë për të kthyer idetë e biznesit, projektet inovative në sipërmarrje të reja. Ai operon me një grup kompanish, të cilët do të shërbejnë si mentore të ideve të studentëve. Ndërmarrësit e rinj, do të aftësohen përmes trajnimeve për zhvillim të biznesit, mbështetjes teknike dhe administrative, këshillave për menaxhim dhe zhvillim të biznesit, çështjeve ligjore, financiare, logjistike dhe marketing. Inkubatori do të shërbejë si motor i suportit të të rinjve, për të zhvilluar bizneset e tyre dhe aftësitë sipërmarrëse, në mënyrë që ata të mund të bëhen shtytësit e ardhshëm të një ekonomie shqiptare të sukseshme dhe në rritje. Iniciativa e inkubacionit do të synojë edhe krijimin e partneriteteve me Universitetet jashtë Shqipërisë, të cilët kanë në strukturën e tyre inkubacione biznesi, duke krijuar platforma bashkëpunimi ndërkombetare, shkëmbime eksperince ndërmjet tyre, duke nxitur inovacionin dhe zhvilluar atë për t’u bërë konkurues në ekonominë globale.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!