Panairi I i Zejtarise dhe Kreativitetit Shqiptar

Panairi I i Zejtarise dhe Kreativitetit Shqiptar

16 – 18 Dhjetor 2016 / Pallati i Kongreseve, Tiranë

Nxitja e Biznesit Social, në datat 16/17/ 18 Dhjetor, në sheshin e Pallatit të Kongreseve, organizoi Panairin e I të Zejtarisë dhe Kreativitetit Shqiptar. Në kuadër të misionit të saj, nëpërmjet këtij aktiviteti, Agjencia synon të zgjeroje tregun e shitjeve të produkteve artizanale duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ekonominë e familjeve zejtare shqiptare. Ky aktivitet, përveç promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare, solli një frymë të re të organizimit të panaireve, duke shërbyer edhe si platformë bashkëpunimi dhe ndërveprimi, në krijimin e nje hapësire multidimensionale në shkëmbimin e eksperiencave, informacioneve ndërmjet aktoreve të tregut dhe operatorëve financues. Panairi 3 ditor, bashkoi në një vënd të vetëm 72 pjesëmarrës, nga 11 Bashki midis artizanëve, prodhuesve organik edhe studentë të Akademisë së Arteve me punimet e tyre. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z. Blendi Klosi, i cili vlerësoi dhe përgëzoi Nxitjen e Biznesit Social për ndërmarrjen e këtij aktiviteti gjithëpërfshirës. Z. Klosi nën shoqërine e Z. En Muçi Drejtor i NBS, vizitoi stendat e panairit dhe takoi të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar dhe përgëzuar produktet artizanale. Në këtë event u realizuan prezantime të ndryshme për financime mbi biznesin e vogël dhe startup’s për studentët e Universitetit Bujqësor dhe Akademisë së Arteve nga: UNDP Albania; AADF (Fondi Amerikan i Zhvillimit); FED Invest (mbi sektorin bujqësor).

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!