“EFESSEIS”, Projekt Kerkimor-Shkencor

“EFESSEIS”, Projekt Kerkimor-Shkencor

Projekti “ EFESSEIS” , një projekt trevjeçar kërkimor-shkencor, i fokusuar në lulëzimin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në shoqëritë inovative dhe gjithëpërfshirëse. Projekti është mbështetur nga fondet e programit të BE-së, fokusuar në sfidat e identifikuara në “Strategjinë 2020” për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës dhe në programin HORIZON 2020.

Gjatë vitit 2015, NBS ka qënë partner implementues i projektit “Ngritjen dhe zhvillimin e sipërmarrjeve sociale për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe inovative” – EFESEIIS, i cili është zbatuar në nëntë vende anëtare të BE (Italia, Franca, Anglia, Gjermania, Austria, Skocia, Holanda, Polonia, Suedia) dhe dy kandidate (Shqipëria dhe Serbia) , me një kohëzgjatje 3 vjeçare. Projekti synon t’u ofrojë vendeve të përfshira në të, një kuadër të qartë të kushteve të përshtatshme, për ngritjen dhe zhvillimin e sipërmarrjeve sociale, të cilat kontribuojnë në zgjidhjen efektive dhe efikase të sfidave të tilla si, përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i shtresave të margjinalizuara, ulja e papunësisë dhe varfërisë. Në këtë kuadër, Agjencia ka organizuar konferenca dhe tryeza të rrumbullakta në Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Përmet dhe Gjirokastër, në të cilat ka ndarë me partnerët dhe grupet e interesit informacion të nevojshëm dhe të dobishëm rreth situatës së sipërmarrjes sociale në Shqipëri, legjislacionit, institucioneve përgjegjëse si dhe të ardhmes së këtij sektori në vend, mbështetur edhe në përvojën evropiane. Falë implementimit të këtij projekti nga NBS, Shqipëria është pjesë e data-base-s europiane të sipërmarrjeve sociale, gjë që do ta lehtësojë bashkëpunimin në të ardhmen të sipërmarrësve socialë shqiptarë me homologët e tyre europianë.

Në vazhdim, në kuadër të këtij projekti, Agjencia ka finalizuar Raportin Kombëtar të zhvillimit të sipërmarrjeve sociale në Shqipëri, i pari studim i plotë që përfshin etapat nëpër të cilat ka kaluar ky proces, institucionet përgjegjëse, legjislacioni, risitë dhe problematikat nga shek. XIX deri në ditët e sotme.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!