Drejtoresha Ekzekutive ” Nxitjes së Biznesit Social” Znj.Ulpiana Hysaj takoj Administratoren e TID Vlora Znj. Netilda Gunbardhi

Gjatë një vizite zyrtare më date 2 Korrik 2021 në zonën historike të Vlorës, Drejtoresha Ekzekutive ” Nxitjes së Biznesit Social” Znj.Ulpiana Hysaj takoj Administratoren e TID Vlora Znj. Netilda Gunbardhi . Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimin e zonës historike të Vlorës dhe promovimin e bizneseve me impak social dhe mjedisor. Agjensia NBS në bashkëpunim me TID Vlora do organizojnë aktivitete promovuese të bizneseve vëndase që promovojnë traditën, trashëgiminë kulturore dhe kulinarinë Shqiptare! Tid Vlora do jetë promotore e bizneseve sociale të zonës TID dhe bizneseve nga gjithë Shqipëria.

Gjatë vizitës u diskutua mbi ngritjen e infopoint të bizneseve që promovojnë traditat dhe vlerat e Qytetit Historik të Vlorës, pjesë e Turit Historik-Kulturor do jetë edhe muzeu Etnografik I Vlorës si pjesë përbërëse e Oazit të punimeve me natyrë Historike&Ekonomike të Vlorës.

 

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!