Drejtoresha e Agjensise Nxitja e Biznesit Social Znj. Ulpiana Hysaj, zhvilloi takim me përfaqësues të Bashkisë Lezhë

Në kuadër të fushatës promovuese të bizneseve sociale kreative dhe bashkëpunimit me pushtetin lokal më datë 14 Korrik 2021 Drejtoresha e Agjensise Nxitja e Biznesit Social Znj. Ulpiana Hysaj, zhvilloi takim me përfaqësues të Bashkisë Lezhë, me Z. Elson Frroku, Drejtor i Programimit Zhvillimit dhe Integrimit Europian dhe Z. Renaldo Xhanej, Drejtor i Turizmit dhe Kulturës.

Qellimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërinstitucional dhe zhvillimi i aktiviteteve, panaireve kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim promovimin, zhvillimin, mbështetjen e biznesit vendas, SME të vogla dhe të mesme, bizneseve sociale kreative, sipermarrjeve kreative, etj.

Në këtë takim e pranishme ishte edhe Znj. Ledina Beqiraj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Pronësisë Industriale së bashku me stafin e saj, e cila diskutoi mbi promovimin dhe regjistrimin e objekteve të Pronësisë Industriale dhe implementimin e të rinjve të Lezhës në workshope të përbashkëta me Bashkinë Lezhë.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!