Autizmi “Jemi si çdo i ri tjeter…thjesht ndryshe”

Autizmi “Jemi si çdo i ri tjeter…thjesht ndryshe”

Pas disa diskutimeve paraprake, është rënë dakort me Shërbimin Social Shtetëror për fillimin e një plani biznesi, me orientim të rinjtë autik. Ky projekt synon krijimin e një mundësie konkrete, punësimit të të rinjve me autizëm. Projekti do të realizohet, nëpërmjet krijimit të një studio grafike, ku persona të specializuar dhe të diplomuar në këtë fushë, do të japin gjithë suportin e tyre në mësimdhënien dhe trajnimin për aftësimin e tyre në këtë fushë. NBS mundëson krijimin e bashkëpunimeve, rrjetëzimin midis kësaj studio grafike, institucioneve shtetërore, institucioneve private, sipërmarrjeve etj. me qëllim zhvillimin e aktivitetit dhe suportin e e kësaj kategorie në shoqërinë shqiptare.

JU JAPIM MUNDËSINË QË NJË IDE SOCIALE TË BËHET BIZNES!

Na kontaktoni dhe një staf i përkushtuar do jetë në dispozicionin tuaj!